SPORT, 22 Korrik 2021, 14:22

VIDEO/ Shënoi tri gola në miqësore, ja reagimi i presidentit Laporta dhe trajnerit Koeman për Rey Manaj

VIDEO/ Shënoi tri gola në miqësore, ja reagimi i presidentit


Rey Manaj ishte protagonisti absolut në miqësoren e fundit që skuadra e Barcelonës zhvilloi ndaj Gimnastic. Sulmuesi i Komëbtares shqiptare realizoi tri gola, gjë që do të mbahet mend në memorie.

Sulmuesi 24-vjeçar u aktivizua nga trajneri Ronald Koeman që në fillim të pjesës së dytë dhe arriti të zhbllokojë ndeshjen në minutën e 60’, teksa pas një rrotullimi të bukur në zonë, dërgoi topin në trekëndëshin e portës kundërshtare.

https://twitter.com/i/status/1417914522896150533

Të befasuar ishin presidenti i Barcelonës dhe trajneri i skuadrës. Laporta dhe Koeman ishin shumë të ftohtë pas golit spektakolar të Manajt, duke qëndruar në vend dhe pa duartrokitur atë që u prodhua në fushën e blertë. Një shenjë e qartë kjo se bëhet fjalë për rritjen e kartonit të futbollistit, megjithëse duhet të presim nëse do të ketë të tjera mundësi në miqësoret e radhës.