TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po fillon formimin e një partie të re me emrin Lëvizja Popullore për Shtetin dhe ditët në vazhdim do të vizitojë të gjitha qytetet e vendit, lajmi u konfirmua sot për Tanjug në Presidencë.
Siç u tha, Vuçiç do të kërkojë mbështetjen e popullit për mbrojtjen e Serbisë dhe nga e shtuna e 11 marsit do të fillojë bisedimet me popullatën në jug të Serbisë, me shumë gjasa në Vranjë, transmeton Tanjug .
Siç shkruante më herët Nova.rs, në qarqet politike serbe ka kohë që spekulohet se Aleksandar Vuçiç jo vetëm që do të largohet nga kreu i Partisë Progresive Serbe, por do të formojë një parti apo lëvizje të re politike.
Ndonëse ky zhvillim i ngjarjeve dukej i pabesueshëm, Vuçiç më herët në konferencën për shtyp, praktikisht njoftoi krijimin e një blloku të ri politik.
Gazetari, Sllobodan Georgiev për gazetën “Nova” njëherë ka deklaruar se është mjaft i sigurt se kjo është një gjë pak a shumë e sigurt.