BALLKAN, 10 Mars 2023, 19:20

Vuçiç kritikon ndërkombëtarët: Kurtit në vend që t’i bëjnë presion, i japin liberalizimin e vizave

Vuçiç kritikon ndërkombëtarët: Kurtit në vend

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se do të përballet me më shumë presion sa i përket çështjes së Kosovës. Ai ka thënë se do të tentojnë ta fajësojnë Serbinë për mos-nënshkrimin de-jure apo de-fakto të pavarësisë së Kosovës.

Ai është ankuar edhe një herë që kryeministri Albin Kurti nuk do ta nënshkruajë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Kurti ka konfirmuar sot se nuk do ta formojë Asociacionin e Komunave serbe, sepse nuk është në pajtueshmëri me ligjet e Kosovës. Problemi është hipokrizia e të gjithë atyre që marrin pjesë në këtë proces, por nuk bëzajnë. Ky nuk është një obligim nga plani i ri, por një obligim që ishte nënshkruar kohë më parë”, ka thënë Vuçiç gjatë mbledhjes së partisë, duke shtuar se Asociacioni nuk duhet të jetë OJQ.

Ai ka thënë se formimi i Asociacionit është një obligim juridik ndërkombëtar i Kosovës.

Ata s’e kanë fuqinë e as dëshirën për t’i bërë presion Kurtit, madje i dhanë atij liberalizimin e vizave”, ka deklaruar Vuçiç.