BALLKAN, 9 Mars 2023, 15:02

Vritet “Eskobari” malazez në Beograd, ish-anëtari i bandës së klanit Nikshiq

Vritet “Eskobari” malazez në Beograd, ish-anëtari i

Ranko Radosheviç i njohur si “Eskobar” është vrarë mëngjesin e sotëm rreth orës 11:00 në një pikë karburanti në Beograd.

Sipas mediave vendase ai ishte një person i njohur më parë për policinë, i cili ndër të tjera, merrej me shitjen e makinave të blinduara. Emri i tij u përmend në publik, si pronar i një makine, e cila u gjet në garazhin e Marko Miljkoviqit, krahut të djathtë të Veljko Belivuk.

Ranko Radosheviç është i njohur për publikun edhe si “Ranko Eskobar”, me origjinë nga Mali i Zi, gjegjësisht nga Nikshiqi.