BALLKAN, 12 Mars 2023, 18:27

Torturuan të dënuarin shqiptar se u kërkoi ujë, arrestohen 4 policët grekë

Torturuan të dënuarin shqiptar se u kërkoi ujë, arrestohen 4
Furgoni me të cilin po transportohej i dënuari shqiptar

Katër policë grekë kanë rënë në pranga pasi kanë torturuar një të burgosur shqiptar. Lajmi bëhet me dije nga mediat e huaja ku thuhet se tre policët dhe shefi i tyre janë dërguar në prokurori të akuzuar për torturë dhe fyerje të rëndë. Gjithçka u zbulua pas ankesës së bërë nga i dënuari shqiptar në burgjet greke. Ky i fundit vuante dënimin për grabitje dhe trafik droge, por ende nuk është bërë me dije identiteti i tij.  

Sipas informacioneve, shqiptari, i cili vuan dënimin me burg për drogë dhe grabitje, është ankuar në polici se teksa ndodhej në kafazin e transfertave nga Selaniku në Korydallos. Ai rrëfeu se efektivët e kanë goditur në kokë pasi u ka kërkuar ujë gjatë rrugës. Përpos dhunës, ata nuk i kishin dhënë as ujë.  Ai u ankua gjithashtu se kur mbërriti në Korydallos i vendosën një helmetë në mënyrë që të mos shiheshin goditjet në kokë. Brenda kafazit ndodheshin njëmbëdhjetë të burgosur të cilët gjithashtu dëshmojnë se policia e ka rrahur të dënuarin shqiptar, ndërsa për kaskën pretendojnë se ai e mbante pasi tentonte ta godiste vetë kokën në kafaz.

Mirëpo, kur ka mbërritur në Korydallos, një roje burgu ka pikasur shenjat në kokën e të burgosurit dhe ka njoftuar autoritetet përkatëse çka ka nxitur arrestimin e katër policëve.