TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka zbuluar dëshmi të reja se si Serbia ka organizuar sulmet terroriste më 24 shtator ndaj Policisë së Kosovës në veri.
Sveçla tha se kanë gjetur armatime dhe gjatë ditës së sotme, transmeton Telegrafi.
“Kemi gjetur edhe sasi tjera të armatimit gjatë ditës së djeshme dhe sot. Serbia dhe Vuçiq u përpiqen të thonë se nuk kanë të bëjnë më sulme, por faktet do t’i ofrojmë sot. Grupi terrorist ka zhvillu stërvitjet ushtarake në Serbi. Pamjet i kemi siguruar nga dronët që i kemi konfiskuar nga terroristët serbë. Vuçiq po dështon edhe me manipulime se nuk ishin të përfshirë në sulmin terrorist. Pablo Escobari i Serbisë dhe Putini i vogël i Serbisë dështuan “, tha ai.
Sveçla deklaroi se shteti autokratik me historinë kriminale sulmoi shtetin më të ri dhe më demokratik në rajon.
“Provat janë evidente është i domosdoshëm dhe jetik dënimi u sulmit nga ndërkombëtarët”, deklaroi ministri.
Gjatë konferencës, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha shpjegoi në detaje pamjet e ofruara para mediave.
“Grupi terroristë i është dhënë infrastruktura nga ushtria serbe për stërvitje”, tha ai.