BALLKAN, 26 Maj 2023, 20:33

Shiu i prish tubimin Vuçiçit, mijëra qytetarë largohen para se të fliste lideri serb

Shiu i prish tubimin Vuçiçit, mijëra qytetarë largohen

Pesëmbëdhjetë minuta pas fillimit të kundër tubimit të Partisë Përparimtare Serbe, një numër i madh i qytetarëve kanë filluar të largohen.

Një shi i fortë filloi të bjerë në fillim të tubimit para Kuvendit të Serbisë, raporton nova.rs.

Shumë qytetarë tashmë kanë filluar të largohen, ndërsa një kolonë e madhe është parë në rrugën e Prizrenit afër Zelenit.

Mbështetësit e Aleksandar Vuçiçit janë kthyer me autobusë.

Gjatë gjithë ditës në Beograd kanë arritur autobusë me simpatizues të Partisë Progresive Serbe, për këtë arsye qendra e gjerë e kryeqytetit serb është bllokuar.

Protestat “Serbia kundër dhunës”, të cilat çdo të premte janë gjithnjë e më masive, organizohen për shkak të gjendjes në vend dhe pakënaqësisë në rritje të qytetarëve pas dy masakrave që ndodhën në Serbi në fillim të muajit.

Shiu i prish tubimin Vuçiçit, mijëra qytetarë largohen

Në protestat e organizuara të premten e kaluar, dhjetëra mijëra qytetarë të pakënaqur të Serbisë thërrisnin, “Vuçiqç jep dorëheqje”.

Po ashtu, qytetarët e mbledhur kërkuan shkarkimin e shefit të BIA-s, Aleksandar Vulin dhe ministrit të Policisë, Bratislav Gashic.