TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata në Veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar, ndërkohë janë regjistruar të shtëna me armë në Leposaviç. Policia ka rrethuar zonën pas raportimit për të shtënat me armë. Ndërkohë autoritetet kanë strehuar gazetarët pas një autoblindi.
Policia është futur në ndërtesën e Komunës së Zveçanit, ndërsa kryetari i Zveçanit ka hyrë në objektin e Komunës.
Më herët, dhjetëra serbë u mblodhën para kësaj komune për të kundërshtuar ardhjen e kryetarit të ri në objektin e komunës. Situata më e tensionuar është në Zveçan, ku serbët kanë djegur disa vetura të policisë.
Policia ka ndërhyrë me gaz-lotsjellës, pasi serbët tentonin të hynë në objektin e komunës. Ndërkohë, një automjeti i Njësisë Speciale ka goditur kamionin-barrikadë në Leposaviç, për ta larguar nga rruga ku ishte vendosur.