TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një burrë dhe dy gra u gjetën të vdekur pas fundosjes së një anije që transportonte emigrantë pranë Mikonos, në Greqi.
Një operacion kërkim-shpëtimi ka nisur që në mëngjes nga trupat e portit, pas zbulimit të dy emigrantëve, një sirian dhe një palestinez, në zonën detare në verilindje të Mikonos, të cilët dyshohet se ndodheshin në bordin e një varke me persona të tjerë, e cila u përmbys.
Siç raportohet nga vetë emigrantët të cilët u shpëtuan dhe u transportuan shëndoshë e mirë në portin e ishullit, në skafin plastik që u mbyt ndodheshin gjithsej 17 persona, mes tyre 4-5 gra dhe një fëmijë 7 vjeç.
Protothema raporton se në vendngjarje po operojnë dy varka të trupës së portit dhe dy helikopterë, një ekipi grupit të misioneve të nëndetëseve, një anije në det të hapur dhe mjete tokësore.