BALLKAN, 23 Gusht 2023, 19:27

Rritet papunësia në Kosovë/ Më shumë të papunë brenda një viti

Rritet papunësia në Kosovë/ Më shumë të

Kosova po përballet me një papunësi të shtuar. Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë vitit 2022 papunësia preku nivelin 11.8% duke u rritur me 1% në krahasim me të njëjtën periudhë të mëparshme.
Rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë ose 1 milionë e 173 mijë e 978 janë popullsi në moshë pune, ose 56 mijë e 520 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Më problematike mbetet punësimi i femrave. Papunësia në këtë kategori është 15,5 %.

Po ashtu edhe niveli I punësimit në grupmoshën 15-24 vjeç ka pësuar rritje të ndjeshme
Ndërkaq, shkalla e personave jo-aktiv vazhdon të mbetet mjaftë e lartë 61,5 %, duke u rritur me  0.6 për qind krahasuar me  tremujorin e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas ASK-së, sektorët ekonomikë, që kanë peshën kryesore në punësim në Kosovë janë tregtia me 18,7%, ndërtimi me 12,1% si dhe arsimi me 10,3%.

Gratë janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 55,2% të tyre. Ndërsa, meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimit, administratës publike dhe mbrojtjes me 62,6%”, thuhet në raport.