TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Kosova po zbaton marrëveshjen e Bratislavës”
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e sheh të nevojshme parandalimin e një eskalim të ri të situatës në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe.
Sipas tij një gjë e tillë nuk mund të ndodh nëse nuk organizohen protesta të dhunshme nga ana e Beogradit zyrtar.
“Tani duhet parandaluar rieskalimi, kur nuk ka protesta të dhunshme të organizuara nga Beogradi zyrtar, nuk ka eskalim në veriun e Kosovës. Kosova është duke e zbatuar më përpikëri marrëveshjen e arritur në Bratislavë më 10 Korrik të këtij vit”.
Ai ka thënë se për situatën në veri ka folur edhe në darkën dhe takimet që ka zhvilluar në Athinë.
“Në takimet bilaterale dhe në darkën e përbashkët, po ashtu theksova se deeskalimi në katër komunat në veri është rezultat në njërën anë i arrestimit të elementeve të dhunshëm që sulmuan policinë tonë, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët, si dhe në anën tjetër i largimit të një pjese të ekstremistëve të dhunshëm për në Serbi”, ka deklaruar Kurti.
Tha se në Athinë është konfirmuar edhe njëherë se Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE.
Ndërsa nuk e ka përmendur fare mungesën e udhëheqësve të Shqipërisë në këtë takim.