BALLKAN, 22 Gusht 2023, 14:47

Tragjedi në Greqi/ 18 trupa të djegur mendohet se u përkasin refugjatëve

Tragjedi në Greqi/ 18 trupa të djegur mendohet se u përkasin
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi. 18 trupa të djegur, që mendohet se janë emigrantë, u gjetën në një zonë të largët dhe rurale në fshatin Avantas, në veri të Greqisë të martën, deklaroi shërbimi zjarrfikës. 

"Duke qenë se nuk ka pasur raportime për zhdukje ose banorë të humbur nga zonat përreth, po hetohet mundësia që këta janë njerëz që kanë hyrë në vend pa leje," u shpreh brigada e zjarrit.

Rrethi më i gjerë i Evrosit është një rrugë e njohur për emigrantët që kalojnë lumin me të njëjtin emër nga Turqia në Greqi.

"Kërkimet në të gjithë zonën ku shpërtheu zjarri vazhdojnë," u shpreh shërbimi zjarrfikës.