TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eurodeputeti gjerman Reinhard Bütikofer, ka komentuar sërish lidhur me situatën në Veri të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Në një intervistë për mediat në Kosovë, ai u ndal edhe tek masat që BE i ka vënë vendit, duke thënë se nuk janë reciproke dhe se sipas tij nuk duhet të ishin ndërmarrë.
“Këto masa kundër Kosovës janë të njëanshme. Natyrisht nuk pajtohem plotësisht me veprimet që Qeveria e Kosovës ka bërë muajt e fundit, janë edhe disa gabime që i ka bërë, mirëpo nëse shohim në anën tjetër, se si po e kalon situatën Vuçiçi, kam përshtypjen që këto masa nuk janë reciproke, nuk janë të drejta dhe nuk bën që t’i vihen Kosovës. BE dhe SHBA duhet që të angazhohen që të bëjnë një agjendë dinamike, që zgjidhja të jetë përfundimtare, pra duhet të fokusohen në zgjidhje e jo vetëm të ankohen për njërën apo tjetrën palë”, ka thënë ndër të tjera eurodeputeti gjerman.