BALLKAN, 18 Nëntor 2022, 21:22

Nga 2018 heton krimet e luftës në Kosovë, dorëhiqet Kryeprokurori i Gjykatës Speciale në Hagë

Nga 2018 heton krimet e luftës në Kosovë, dorëhiqet

Jack Smith nuk do të jetë më Kryeprokuror i Gjykatës Speciale.

Smith, i cili ishte në detyrën e kryeprokurorit që nga viti 2018 në Gjykatën e Hagës, për të hetuar krimet e luftës në Kosovë, tani do të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të hetuar raste të tjera.

Njoftimi për largimin e tij nga Haga, e ka bërë të ditur Departamenti i Drejtësisë në SHBA.