TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të premteje në Has, ku një 16-vjeçar ka plagosur me thikë tre shokët e tij të klasës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, jashtë ambienteve të një bilardoje, ku pas një konflikti për motive të dobëta, i mituri me inicialet A. G. ka goditur me mjet prerës (bixhak) tre bashkëmoshatarët e tij, të gjithë 16 vjeç dhe banues në Has.
Të plagosurit janë transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Kukësit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Më pas, dy prej tyre janë dërguar në Prizren për trajtim më të specializuar.
Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar 16-vjeçarin e dyshuar si autor të plagosjes, për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjithashtu, është kapur dhe shoqëruar një tjetër 16-vjeçar, i dyshuar si përkrahës i autorit të dyshuar. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe mjetin prerës që dyshohet se është përdorur në ngjarje.
Has/Informacion paraprak
Më datë 23.10.2026, rreth orës 13:35, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, jashtë ambienteve të një bilardoje, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, i mituri me inicialet A. G., 16 vjeç, ka goditur me mjet prerës (bixhak) tre të mitur, 16 vjeç, banues në Has dhe shokë klase me autorin e dyshuar.
Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Kukës për të marrë ndihmë mjekësore, ku dy prej tyre janë transportuar në Prizren për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar për veprime të mëtejshme procedurale.
Në vijim të veprimeve, u kap dhe u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale edhe një 16-vjeçar, i dyshuar si përkrahës i autorit të plagosjes.
Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar mjeti prerës (bixhak).
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.