Një shtetas kosovar ka mbetur i plagosur sot pasditen në një atentat në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin.
Sipas "BILD", një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Audi” me të cilin udhëtonte kosovari.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:30 me orën lokale në lagjen Lichtenberg në Berlin.
Kosovari 55-vjeçar ka marrë një plumb në shpatull dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spital.
Menjëherë pasi ka qëlluar kosovarin, autori është larguar në drejtim të paditur. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.