TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia në Maqedoninë e Veriut vijon hetimet për të zbuluar kush qëndron pas denoncimeve të rreme për bomba në shkollat e mesme të Shkupit.
Për të kontrolluar origjinën e kërcënimeve veprojnë edhe policët dhe inspektorët e Departamentit për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale. Sipas njohurive të deritashme të policisë, email-et me kërcënime vijnë nga Zvicra dhe Kroacia, por ende nuk është zbuluar dërguesi.
Për këtë operacion, MPB-ja ka kërkuar ndihmë edhe nga Interpoli dhe Europoli përmes Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar. Policia kishte ndaluar dy persona për të cilët u konstatua se të dhënat dhe adresat e tyre ishin keqpërdorur, më pas ishin liruar. Denoncimi i parë për bombë ishte më 26 Tetor.
Ndërkohë kanë vazhduar alarmet e rreme për bomba. Dje, për të tetën herë MPB-ja regjistroi një alarm të këtillë në shtatë shkolla të mesme të Shkupit. Siç njoftohet, kërcënuesi ka kërkuar 15.000 euro, në të kundërtën do të shpërthejë bombat, që nuk do të shkaktojnë dëme, por do të ketë shumë viktima – shkruhej në email-in e kërcënuesit. Gjatë kësaj nuk është përmendur si dhe kush do ta marrë pagesën.
Mësimi në shkolla tashmë ndërpritet për të tetën herë me radhë, kurse nga Ministria e Arsimit kanë kërkuar që shkollat të gjejnë mënyra për kompensimin e orëve të humbura.