Dy persona janë sulmuar të enjten në veri të Mitrovicës, njëri prej të cilëve kameraman i medias online “Insajderi”.
Sulmin fizik për e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti. Hoti ka thënë shkurt se rasti është cilësuar “sulm fizik”.
Ndërkaq media “Insajderi” ka bërë të ditur se në mesin e personave që janë sulmuar është kameramani i këtij mediumi, Jetmir Muji.
Informacionet paraprake tregojnë se njëri nga të lënduarit është transferuar në pjesën jugore të Mitrovicës për ndihmë mjekësore, ndërsa tjetri ndodhet në QKB Mitrovicë në pjesën veriore.