BALLKAN, 15 Shtator 2022, 20:14

Akuzon Shaip Kamberi, i vetmi deputet shqiptar: Nënkryetarja e Parlamentit serb kërkoi arrestimin tim

Akuzon Shaip Kamberi, i vetmi deputet shqiptar: Nënkryetarja e Parlamentit
Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, ka thënë se një nënkryetarja e Kuvendi të Serbisë, Snezhana Paunoviq, ka kërkuar arrestimin ose shpërnguljen e tij.

Kamberi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Paunoviq kërkon të arrestohet deputeti i cili në seancën parlamentare, duke shfrytëzuar lirinë e mendimit dhe shprehjes – liri kjo e “garantuar” me Ligjin për Kuvendin – rreth një pike të rendit të ditës duke kërkuar udhëheqjen e politikës së ballafaqimit me realitetin.

“Kur është në pyetje Kosova, inkuizicioni në Serbi që moti ka marrë hov, duke i cilësuar tradhtar apo armiq të  Serbisë ata që hapur flasin cili është realiteti rreth Kosovës.  Sot, ky inkuizicion është bërë edhe parlamentar. Po fole të vëretën të kërcënojnë se do të djegin në turrën e druve. Kjo është ajo që ka ka kërkuar deputetaja Paunoviq – nënkryetare e parlamentit”, ka shkruar Kamberi, transmeton Telegrafi.

Postimi i Kamberit

“Toka sërish do të rrotullohet

“Nëse kemi gabuar me lirimin e Albin Kurtit nga burgu, mos të gabojmë me mosarrestimin e Shaip Kamberit”, ka deklaruar dje, në seancën parlamentare ku u debatua për dialogun Kosovë-Serbi, deputetja e Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit, Snezhana Paunoviq.

“Nëse nuk është e mundur kjo ta shpërngulim nga këtu” ka vazhduar ajo.

Kishte propozuar arrestimin tim sepse një ditë më parë, gjatë fjalimit tim rreth Kosovës, kisha theksuar domosdoshmërinë e udhëheqjes së politikës me ambicie realiste.

Zonja Paunoviq kërkon të arrestohet deputeti i cili në seancën parlamentare, duke shfrytëzuar lirinë e mendimit dhe shprehjes – liri kjo e “garantuar” me Ligjin për Kuvendin – rreth një pike të rendit të ditës duke kërkuar udhëheqjen e politikës së ballafaqimit me realitetin.

Kur është në pyetje Kosova, inkuizicioni në Serbi që moti ka marrë hov, duke i cilësuar tradhtar apo armiq të  Serbisë ata që hapur flasin cili është realiteti rreth Kosovës.

Sot, ky inkuizicion është bërë edhe parlamentar.

Po fole të vëretën të kërcënojnë se do të djegin në turrën e druve. Kjo është ajo që ka ka këruar deputetaja Paunoviq – nënkryetare e parlamentit.

Inkuizicioni romak e kishte dënuar Xhordano Brunon, për herezi, me akuzën se ka “mohuar disa doktrina themelore katolike”.

Heretikët parlamentar serb po bëjnë të njëjtën.

Më vjen keq për kokëfortësinë e tyre  të refuzimit të realitetit rreth Kosovës. Politika serbe karshi Kosovës vazhdon të mbetet dogmatike jo realiste.

E vërteta mund të jetë e hidhur por nuk duhet ta mohosh.

Me apo pa mua “toka do të vazhdojë të rrotullohet”.

Me apo pa mua, Kosova do të mbetet e pavarur”, ka shkruar Kamberi.

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, edhe në legjislaturën e kaluar të Kuvendit të Serbisë, ka qenë i zëshëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi.