BALLKAN, 15 Maj 2025, 16:29

Meloni zhvillon bisedë telefonike me Papa Leo XIV. Çfarë diskutoi kryeministrja italiane me Atin e Shenjtë

Meloni zhvillon bisedë telefonike me Papa Leo XIV. Çfarë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni zhvilloi sot një bisedë telefonike me Papa Leo XIV.

“Italia vlerëson dhe mbështet përpjekjet e Selisë së Shenjtë për t’i dhënë fund konflikteve të armatosura dhe për paqen në të gjitha zonat e krizës, në të cilat armët kanë zënë vendin e dialogut dhe shkëmbimit të pikëpamjeve”, thuhet në një deklaratë të qeverisë italiane.

Meloni theksoi se vendi i saj ka vullnetin për të bashkëpunuar me Vatikanin, duke synuar zhvillimin etik të inteligjencës artificiale, në shërbim të njerëzimit.