BALLKAN, 9 Maj 2025, 18:17

E gjitha ndodhi papritur/ Ja çfarë njoftuan pak para tragjedisë stilisti dhe partnerja e tij në rrjetet sociale

E gjitha ndodhi papritur/ Ja çfarë njoftuan pak para tragjedisë

Një ngjarje tronditëse ka goditur sot Prishtinën, ku dizajneri Festim Isufi u gjet i pajetë në banesën e tij në “Rrugën B”, ndërsa partnerja e tij mbeti e plagosur pas një sulmi me thikë, që dyshohet se u krye po nga Isufi.

Tragjedia ndodhi vetëm dy orë pasi çifti kishte qenë aktiv në rrjetet sociale, duke njoftuar ndjekësit për ulje të mëdha në produktet e kompanisë së tyre, deri në 70%, përpara nisjes së sezonit të ri. Postimet u shoqëruan me optimizëm për planet e ardhshme të biznesit.

Vetëm pak javë më parë, Isufi kishte shpallur një iniciativë të re, duke ftuar të rinjtë të regjistroheshin në kurse profesionale mbi patronimin në industrinë e modës, një fushë ku ai kishte ndërtuar një profil të respektuar.

Fatkeqësisht, ajo që dukej si një ditë e zakonshme pune për çiftin, përfundoi në një ngjarje tragjike, duke lënë pas shumë pikëpyetje dhe dhimbje të thellë në komunitetin lokal dhe atë të modës në Kosovë.

E gjitha ndodhi papritur/ Ja çfarë njoftuan pak para tragjedisë 

E gjitha ndodhi papritur/ Ja çfarë njoftuan pak para tragjedisë