TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e 36 vjeçarit në portin grek.
Protothema.gr ka publikuar bisedën që kapiteni ka pasur nëpërmjet telefonit me pjesën tjetër të ekuipazhit të Horizont Blu disa sekonda pasi 36-vjeçari ra në det. Kapiteni dëgjohet duke pyetur anëtarët e ekuipazhit se çfarë ka ndodhur.
-Si jeni? Hej, si jeni? Ngadalë.
Menjëherë më pas, sapo kapiteni ka kuptuar incidentin, ai urdhëron anijen të ngadalësojë shpejtësinë dhe pyet ekuipazhin për të zbuluar se kush ra në det.
-Shumë vonë. Hajde, çfarë ndodhi? Më trego. Çfarë ndodhi?
Kapiteni më pas pyet nëse 36-vjeçari është në det dhe kërkon më shumë detaje rreth ngjarjes. Në të njëjtën kohë, Departamenti Portual i Autoritetit Qendror të Pireut dëgjohet duke informuar përmes VHF për ngjarjen.