BALLKAN, 9 Shtator 2023, 16:50

Fenomeni ‘Daniel’ në Greqi, shpëtohen mbi 1600 persona të bllokuar nga përmbytjet

Fenomeni ‘Daniel’ në Greqi, shpëtohen mbi 1600 persona

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në Greqi, por edhe viktima. Ndërkohë, rreth 1600 perona janë shpëtuar nga personeli i Forcave të Armatosura në fenomeni “Daniel”. Si pasojë e këtij fenomeni kanë humbur jetën 11 persona.

Mediat greke shkruajnë se Forcat e Armatosura po asistojnë me 448 persona duke përfshirë:

2 Kompani të MAK-së së 7-të me pajisje të përshtatshme shpëtimi dhe materiale ngjitjeje, dylbi nate, dron, materiale të plota C2, me mundësi operacioni ditën dhe natën.

-42 persona të Brigadës 32 të Këmbësorisë.

– 1 Kompani Emergjente e planit “Xenokratis” me 71 persona.

– 36 persona përveç atyre të parashikuar në planin “Xenokratis” në gatishmëri të menjëhershme për ndërhyrje aty ku kërkohet.

– 68 persona të Brigadës 34 të Motorizuar në Agia Triada Karditsa dhe Agia Kyriaki Trikala dhe 19 persona të Brigadës XXIV të Blinduara në Palamas Kardita.

– 16 persona nga Departamenti i Posaçëm për Reagim ndaj Fatkeqësive (SDR).