BALLKAN, 9 Shtator 2023, 18:55

Prag tragjedie në ujërat greke, ngatërrohen spirancat e 3 anijeve, mbi 700 pasagjerë bllokohen për mbi 10 orë

Prag tragjedie në ujërat greke, ngatërrohen spirancat e 3

Mbi 700 pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në anije në ujërat greke, pasi janë ngatërruar spirancat e tre anijeve.

Mediat greke bëjnë me dije se gjatë nisjes nga porti janë ngatërruar spiranca e tre anijeve që niseshin për në Ciklad.

Bëhet fjalë për anije, të cilat janë mbushur plot me pasagjerë dhe automjete dhe qëndronin jashtë portit përballë plazhit kryesor të Rafinës.

Ende nuk ka asnjë zgjidhje, dhe pasagjerët vijojnë të qëndrojnë të bllokuar.

“Është një proces që kërkon kohë, të gjithë janë të sigurt” – thotë zëdhënësi i Rojes Bregdetare.

“Tani për tani zhytësit janë poshtë dhe po përpiqen të zgjidhin. Sapo të kemi përditësimin e parë mbi situatën do të përditësojmë. Nëse deklarohet se ka mungesë ushqimi, atëherë do të ketë dispozitën përkatëse. Nëse plani i parë nuk mund të realizohej, ekziston një plan i dytë. Nëse nuk ia dalim, agjentët operativë e kanë planifikuar. Ende nuk ka informacion nga zhytësit”, thotë ai.