BALLKAN, 21 Shtator 2022, 22:03

Kërcënimi për përdorimin e armëve bërthamore/ Vuçiç: Jam takuar disa herë me Putin, nuk besoj se ai po bën blof

Kërcënimi për përdorimin e armëve bërthamore/

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ndodhet në New York ku është i ftuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Gjatë një interviste për median Newsmax, Vuçiç ka folur për marrëdhënien e Serbisë me Rusinë.

“Kemi marrëdhënie tradicionalisht të mira me Rusinë dhe Ukrainën”, ka theksuar Vuçiç. Ai shtoi se Serbia nuk është në anën e askujt dhe se gjithmonë do ta dënojë luftën.

Teksa komentoi deklaratat e Presidentit rus për përdorimin e armëve bërthamore, Vuçiç deklaroi se Putin nuk bën asnjëherë blof.

“Ne shpresojmë se paqja do të fitojë dhe se të gjithë do të bëjnë gjithçka për të arritur një kompromis. Kjo është më mirë sesa të presësh humbjen e dikujt. Jam takuar me Putinin disa herë dhe nuk besoj se po bën bllof. Kjo është gjithçka që mund të them” , shtoi Vuçiç rreth deklaratës së presidentit rus.