BALLKAN, 21 Shtator 2022, 19:23

“Javët e ardhshme, vendimtare”/ KE: Të liberalizohen sa më parë vizat për Kosovën

“Javët e ardhshme, vendimtare”/ KE: Të liberalizohen sa

Zëdhënësja për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin në Komisionin Europian, Anitta Hipper u ka bërë thirrje 27 vendeve anëtare të BE-së që t’i japin dritën jeshile liberalizimit të vizave me Kosovën.

“27 vendet anëtare t’i japin Kosovës liberalizimin e vizave pa vonesa. Pas pesë vjetësh angazhimi të gjatë në mes të qeverive dhe KE-së, që në muajin e ardhshëm edhe një herë tjetër do ta përsërit qëndrimin e saj për përmbushjen e të gjitha kritereve për Kosovën për të gëzuar lëvizjen e lirë në territorin bllokut evropian, siç bëjnë pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që nga 2009-2010”, është shprehur Hipper.

Ndërkohë, zyrtarë nga Brukseli janë shprehur se javët dhe muajt e ardhshëm pritet të jenë vendimtarë për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ato thonë se ka një gatishmëri politike mes vendeve anëtare të BE-së, që të finalizohet procesi dhe të miratohet vendimi për lëvizjen e lirë të kosovarëve në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Schengen.