BALLKAN, 21 Shtator 2022, 19:45

Kapet 46 kg kokainë mes bananeve në portin e Pireut (FOTO)

Kapet 46 kg kokainë mes bananeve në portin e Pireut (FOTO)

Një tjetër sasi e konsiderueshme kokaine është zbuluar nga inspektorët e Doganës në portin e Pireut.

Duke përdorur programin special të analizës së rrezikut dhe softuerin e zbulimit të ngarkesave të dyshimta, ata identifikuan një kontenier, me origjinë nga Ekuadori, me një ngarkesë të deklaruar “banane”.

Aty, në makinerinë ftohëse, mjeti vetëlëvizës me rreze "X" ka gjetur një lëndë organike të dyshimtë. U konstatua se aty ndodheshin 40 pako kokainë, me peshë totale 46 kilogramë.

Kontejneri vinte nga porti i Guayaquil, në Ekuador dhe kishte Selanikun si destinacion përfundimtar. Vlera e sasisë së kokainës llogaritet në 1.92 milionë euro. Droga u sekuestrua dhe i kaloi Autoritetit Portual të Pireut, i cili po kryen hetimet paraprake.

Kapet 46 kg kokainë mes bananeve në portin e Pireut (FOTO)

Kapet 46 kg kokainë mes bananeve në portin e Pireut (FOTO)