TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti malazez përsëriti vlerësimin e tij të mëparshëm se "bota serbe" është një miniaturë e "botës ruse".
PODGORICË- Kandidati presidencial dhe presidenti aktual i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se ai ka besim në fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 2 prill. E po ashtu premtoi se gjatë mandatit të tij të ardhshëm, Mali i Zi do të bëhet një anëtare e BE-së.
“Pres fitore. Optimizmin tim e bazoj në njohjen e mirë të publikut votues të Malit të Zi, në njohjen e të gjitha potencialeve që nuk u përdorën në raundin e parë,”- tha Gjukanoviç në një intervistë ekskluzive për "VOA". E po ashtu, shtoi se edhe gjatë kësaj fushate zgjedhore ka pasur ndërhyrje nga jashtë.
“Vetëm dikush që nuk është i interesuar për jetën dhe politikën ballkanike, nuk e sheh se nacionalizmi "serbomadh" është shumë aktiv dhe se aktorët e tij e kuptojnë se po afrohet momenti kur do t'u duhet të përballen me faktin se Kosova është e humbur dhe do të donin të ofrojnë disa alternativa ndërkohë, njëfarë kompensimi në formën, do të thosha të ndikimit të zgjatur të Serbisë në rajon. Dhe supozoj se nuk habitet askush që gishti i parë drejtohet nga Mali i Zi. Është i sigurt se njerëzit janë të vetëdijshëm për këtë dhe se nuk do të dorëzohemi lehtë para presionit të askujt,”- tha Gjukanoviç.
Presidenti malazez përsëriti vlerësimin e tij të mëparshëm se "bota serbe" është një miniaturë e "botës ruse", duke shprehur besimin se dënimi i kësaj ideje në qarqet ndërkombëtare nuk është ende "i duhur" për shkak të disa kalkulimeve që ekzistojnë në qendra të caktuara ndërkombëtare në Perëndim.