BALLKAN, 25 Mars 2023, 14:16

Zjarri pranë qendrës tregtare në Pejë, tetë persona të lënduar

Zjarri pranë qendrës tregtare në Pejë, tetë persona

Të paktën 8 persona raportohet se janë dërguar në spitalin e Pejës, pas zjarrit të madh që ndodhi mëngjesin e sotëm në objektin ngjitur me qendrën tregtare, ELKOS.

Kjo është konfirmuar edhe nga Emergjenca e Spitali i Përgjithshëm Pejë.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar tetë pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë.

Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, thuhet në njoftim.