TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është sulmuar me tortë dhe qumësht nga aktivistët e Partisë Socialdemokrate.
Është vetë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, që ka publikuar videon, kur aktivistët e këtij subjekti politik kanë provuar t’ia hedhin tortën në fytyrë Bislimit, ndërsa i kanë hedhur qumësht, derisa ai po hynte në një objekt.
“Tortë e milkshake për ‘Zajednicën’. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre.
Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00”, ka shkruar Molliqaj, transmeton Telegrafi.
PSD ka thirrur një protestë për të shtunën në shenjë pakënaqësie ndaj zbatimit të aneksit të marrëveshjes për normalizmin e marrëdhënieve me Serbinë në Ohër, sipa së cilës kryeministri Kurti është dakorduar për formimin e Asociacionit të kmunave me shumicë serbe.