TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti që do të merren ndaj shteteve respektive nëse nuk janë dakord të pranojnë propozimin europian.
“Si Kurti, ashtu edhe Vuçiç e dinë shumë mirë se pala që e refuzon marrëveshjen, ose pala qe tregohet jo konstruktive, do të izolohet gjithnjë e më shumë ndërkombëtarisht dhe do të fajësohet për dështimin e dialogut. Kjo mund të çojë në një përkeqësim të marrëdhënieve me BE-në dhe në ndalimin e disa proceseve të rëndësishme”, ka thënë ajo.
Sa i përket çështjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ajo tha se frika rreth kësaj nuk është për atë që do të sjellë për momentin, por për atë që mund të sjellë në të ardhmen, gjatë implementimit praktik.
Ajo dekalroi se në Kosovë nuk do të zbatohet modeli i Republikës Srpska në Bosnje-Hercegovinë.