BALLKAN, 26 Maj 2024, 12:47

Dështon protesta e serbëve në Jarinjë, 5 organizata mbledhin 20 persona

Dështon protesta e serbëve në Jarinjë, 5 organizata mbledhin

Një protestë, që është ftuar nga pesë organizata serbe, ka mbledhur rreth 20 persona ditën e djeshme në afërsi të pikës kufitare Jarinje në territorin serb, duke e bërë një protestë të dështuar.

Protesta ishte thirrur ne mbështetje te serbëve të Kosovës. Gjatë kohës që këta persona janë mbledhur janë dëgjuar këngë nacionaliste dhe parulla e flamuj me mesazhe nacionaliste serbe.

Policia serbe, që kishte lejuar mbajtjen e protestës, nuk i ka lejuar protestuesit të afrohen në pikën kufitare në Jarinje që lidh Serbinë me Republikën e Kosovës.

Edhe Policia e Kosovës ka qenë në gatishmëri, ndërsa në afërsi të pikës kufitare kanë qenë edhe trupat e EULEX-it, ndërsa janë vënë re lëvizje më të shpeshta të mjeteve të KFOR-it në veri.

Pas përfundimit të protestës, Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, e cila kishte kërkuar nga qytetarët të shmangeshin pikat kufitare me Serbinë për lëvizje, ka konfirmuar se situata është normalizuar dhe këto pikë kalime kufitare mund të shfrytëzohen nga të gjithë qytetarët.