TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në shënim të përfundimit të procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, i nisur më 5 prill 2024, Agjencia e Statistikave të Kosovës, në bashkëpunim me UNDP-në, organizoi sot një ceremoni përmbyllëse të këtij procesi, që është vlerësuar me rëndësi të madhe shtetërore dhe shoqërore
Kryeministri Albin Kurti në këtë ceremoni përmbyllëse tha se është i lumtur për përfundimin me sukses të regjistrimit të popullsisë. Kurti ka falënderuar të gjithë qytetarët të cilët kanë hapur dyert dhe zemrat e tyre për regjistruesit, për të cilët tha se kanë mbledhur të dhëna të rëndësishme që do të ndihmojnë në planifikimin e ardhshëm.
“Të dhënat e mbledhura do të jenë baza për politika, strategji e vendime më të mira, për një zhvillim edhe më të hovshëm e më të qëndrueshëm të vendit tonë. Në veçanti i falënderoj edhe partnerët tanë ndërkombëtarë për bashkëpunimin. Së bashku mund të arrijmë gjithçka, të jemi edhe të numëruar edhe të lumtur”, tha kryeministri Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve.