TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit për Pjetër Shalën, ish-pjesëtarin e UÇK-së.
Sipas zëdhënëses së DhSK, Angela Griep, vendimi është marrë më 17 maj nga trupi gjykues i cili kishte konstatuar se vazhdon të ekzistojë rreziku se Shala mund të pengojë ecurinë e procedurave ose të kryej vepra të tjera penale.
“Më 17 maj, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Pjetër Shalës, duke konstatuar se vazhdon të ekzistojë rreziku se z. Shala mund të pengojë ecurinë e procedurave penale dhe të kryejë vepra penale të tjera. Trupi Gjykues vendosi gjithashtu se vetëm në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara mund të kryhet mbikëqyrja e efektshme e komunikimeve të të akuzuarit”, tha Griep.
Gjatë konferencës për informimin javor të DhSK-së, Griep tha se është konstatuar se ekziston rreziku që Shala mund të bëjë kërcënime ndaj edhe masa e paraburgimit për atë vazhdon të jetë e arsyeshme.