TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në të cilën u miratua Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, tha se i “ka mbaruar karriera dhe se nuk do t’i falen shumë gjëra”.
“Kam mbyllur karrierën time këtu sonte. Shumë gjëra nuk do të më falin. Kjo ishte sikur gozhda në arkivolin tim. Unë bëra gjithçka, ata bënë gjithçka për të na poshtëruar dhe ne u ngjitëm në lartësi. Nuk mund të them se fituam sepse kjo është procedura, por është e qartë për të gjithë se cili është rezultati”, deklaroi ai në një fjalim para gazetarëve në New York.
Presidenti i Serbisë tha se vlerësimet e supozuara të atyre që propozuan rezolutën ishin se më shumë se 110 vende do të votonin pro dhe se do të kishte rreth 45 abstenime, raporton nova.rs.
“Dhe ne ishim 107 (ata që votuan kundër dhe ata që abstenuan). Pra, 84 prej tyre kundrejt 107 prej atyre që nuk kanë dashur të pajtohen me propozimin e tyre dhe po flasim se si u arritën ato 84, sepse realisht 60 e ca do të kishin votuar për rezolutën, ata i bënë presion të tjerëve”, tha Vuçiç.