BALLKAN, 19 Prill 2025, 15:16

Dështon edhe përpjekja e dytë e Kurtit, parlamenti nuk i jep besimin Albulena Haxhiut për kryetare. Kuvendi mblidhet sërish të hënën

Dështon edhe përpjekja e dytë e Kurtit, parlamenti nuk i jep

Albulena Haxhiu sërish ka dështuar të zgjidhet kryeparlamentare e Kosovës.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dështuar të sigurojë 61 votat e nevojshme për ta bërë Haxhiun kryeparlamentare edhe në raundin e dytë.

Në votimin e dytë, Haxhiu mori 57 vota pro, 19 kundër dhe 3 abstenime, siç bëri të ditur kryesuesi Avni Dehari.

Seanca ndërpritet për 48 orë dhe vazhdon të hënën në orën 15:00.