BALLKAN, 19 Prill 2025, 12:19

Nis protesta në Prishtinë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Nis protesta në Prishtinë kundër rritjes së çmimit

Në Prishtinë po mbahet protesta e radhës e iniciativës “Asnjë cent ma shumë” për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Protesta vjen pas vendimit të ZRRE-së për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 16,1%.

Në protestën që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” marrin pjesë një numër i konsiderueshëm qytetarësh.

Një ditë më parë Iniciativa “Asnjë cent ma shumë”  ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave.