TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edhe dy muaj pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të nëntë shkurtit, Kosova vazhdon të mbetet pa institucione. Të martën është shënuar edhe dëshmimi i 22-të i konstituimit të Kuvendit e kjo ka rritur presionin te Lëvizja Vetëvendosje që si parti e parë ka të drejtë propozimin e kryeparlamentarit.
Kjo parti synon që Albulena Haxhiun të zgjedhë si kryetare por ka mungesë të 61 votave, çka ka bërë që pas refuzimit për marrëveshje politike që i ka bërë Lidhja Demokratike e Kosovës, tu drejtohet individualisht deputetëve të kësaj partie.
E nga LDK kanë thënë që Lëvizja Vetëvendosje po shantazhon dy deputetë të tyre në këmbim të votës për kryeparlamentaren.
Anton Quni, deputet i LDK: “Format e presionit janë të ndryshme një ndër to është edhe kjo formë që e përmendët. Duke ofruar benefite të ndryshme për bizneset e tyre familjare”
Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje të martën tha se nuk është në dijeni për një gjë të tillë.
Dimdal Basha, deputet i LVV: “Nëse ka diskutime në mes të deputetëve kjo është krejt normale, por ne i kemi bërë ofertë komplet partisë për të bërë aleancë”.
Për të ndihmuar Lëvizjen Vetëvendosje në nivel parlamentar është shprehur i gatshëm Fatmir Limaj, kryetari i NISMA-s i cili do postin e kryeparlamentarit.
Fatmir Limaj, deputet i NISMA: “Ne e kemi bërë të qartë, NISMA është e gatshme për partneritet në parlament, kemi arsyet tona, tani për tani nuk jemi të interesuar për Qeveri”.
Lëvizja Vetëvendosje deklaron se nuk heqë dorë nga Albulena Haxhiu për postin e kryetares së Kuvendit e insiston në votimin e fshehtë duke shpresuar në vota nga deputetët e tjerë të përfaqësuar në parlament, duke vazhduar kështu ngërçin politik. Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur më 15 prill.