TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka njoftuar se sot gjatë ditës, autoritetet serbe kanë arrestuar në Merdarë, ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës Gramos Agushollin, që ishte duke udhëtuar tranzit për në Slloveni.
Sipas njoftimit zyrtar, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka njoftuar menjëherë misionet diplomatike të vendeve të KUINT-it dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Beograd, ndërsa MPJD ka ndërmarrë hapa për të siguruar informacione të plota dhe zyrtare mbi rrethanat e ndalimit.
Ministria e ka cilësuar ndalimin si arbitrar dhe represiv, dhe i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të reagojë urgjentisht. MPJD po ashtu ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Agushollit dhe ndaljen e praktikave të tilla, që sipas saj, bien ndesh me parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe me konventat për të drejtat e njeriut.
Gramos Agusholli ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.