TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Momente paniku dhe frike kanë përfshirë pacientët dhe mjekët e spitalit të Korinthit, ku një i ri është futur në spital me një bidon me benzinë dhe i ka kërcënuar se do i vërë flakën.
Mësohet se 25-vjeçari ishte ekzaminuar më herët nga mjekët dhe më pas është rikthyer në urgjencën e Spitalit të Përgjithshëm, dhe ka nisur të kërcënojë mjekët se do të ndezë zjarrin dhe do t’i djegë.
Mjekët, infermierët dhe pacientët janë përpjekur të bindin 25-vjeçarin që të linte bidonin, por ai ka vazhduar ti kërcënonte deri në momentin që kanë mbërritur efektivët e policisë.
Sipas mediave greke, i riu ka mundur t’ju shpëtoj efektivëve dhe të largohet më vrap, por më pas është arrestuar.
Kryetari i Shoqatës së Mjekëve të Korinthit, z. Chrysovalantis Mellos, ka bërë të ditur se i riu i ka alarmuar të gjithë, pasi në urgjencë kishte shumë njerëz.