BALLKAN, 28 Qershor 2025, 18:14

Aksident i rëndë në Kosovë, nëntë persona të plagosur

Aksident i rëndë në Kosovë, nëntë persona të

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, ku si pasojë nëntë persona janë lënduar.

Lajmin e konfirmoi Avni Zahiti nga Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 10:40 në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Kopiliq. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar nëntë persona”, tha ai.