TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria mbyll sot Kapitullin 20 në kuadër të Konferencës së 10-të të Negociatave të Anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Kreu i qeverisë Edi Rama e cilësoi këtë zhvillim si një tjetër hap përpara drejt anëtarësimit të vendit në BE.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin se sot në Luksemburg, Shqipëria hedh një tjetër hap drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur Kapitullin 20 në Konferencën e 10-të të negociatave të Anëtarësimit në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kapitulli 20 lidhet me ndërmarrjet dhe politikën industriale, një nga fushat që përfshihet në procesin e përafrimit të legjislacionit dhe politikave shqiptare me standardet e Bashkimit Europian.
Mbyllja e një kapitulli negociues shënon përparim në procesin e integrimit, ndërsa Shqipëria vijon punën për përmbushjen e kritereve dhe detyrimeve që lidhen me anëtarësimin në Bashkimin Europian.
AGJENDA ZYRTARE
16:40 – Nisja drejt Qendrës Europiane të Konventave.
16:45 – Doorstep.
16:50 – Fotografi e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama, Komisioneres Marta Kos dhe Ministrit Thomas Byrne.
17:00 – Hapja e Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE dhe miratimi i agjendës.
17:45 – Përfundimi i Konferencës Ndërqeveritare dhe vijimi i konferencës për shtyp; Kryeministri Edi Rama, Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos dhe ministrin irlandez, Thomas Byrne.