AKTUALITET, 12 October 2026, 19:28

EMRI/ Dorëheqja e Adriatik Kupit, ja kush pritet të marr drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

EMRI/ Dorëheqja e Adriatik Kupit, ja kush pritet të marr drejtimin e

Sadleva Bodo është emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas dorëheqjes së Adriatik Kupit nga ky post.

Më herët, Bodo ka mbajtur detyrën e këshilltares së ish-drejtoreshës së Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Aida Hajnaj, si dhe të këshilltares së kreut aktual të BKH-së, Joni Keta.

Largimin nga detyra, Adriatik Kupi e njoftoi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook. Ndërkohë, ministri i Drejtësisë konfirmoi përmes rrjeteve sociale se kishte pranuar dorëheqjen e tij.

Adriatik Kupi, i cili mori detyrën më 1 prill, e përshkroi periudhën gjatë së cilës drejtoi sistemin e burgjeve si një kohë jo të lehtë.

Edhe pse nuk zbuloi arsyet konkrete që e çuan drejt dorëheqjes, ish-drejtori i Përgjithshëm la të kuptohet se gjatë ushtrimit të detyrës është përballur edhe me kundërshtime dhe kritika.

“Ka pasur edhe kritika, kundërshtime dhe gurë të hedhur mbi këtë punë”.

Pa përmendur emra apo dhënë detaje të mëtejshme për personat që mund të qëndrojnë pas këtyre kundërshtimeve, Kupi la të hapur çështjen e arsyeve që çuan në këtë vendimmarrje, duke shtuar se për disa gjëra koha do të flasë më qartë.

Ndërkohë, tre orë pas njoftimit të dorëheqjes, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, bëri me dije se kishte pranuar dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Ministri Gogu shprehu mirënjohjen për përkushtimin e treguar nga Adriatik Kupi gjatë ushtrimit të detyrës. Ai sqaroi gjithashtu se procedurat për emërimin e drejtorit të ri të Burgjeve do të ndiqen në përputhje me ligjin.

EMRI/ Dorëheqja e Adriatik Kupit, ja kush pritet të marr drejtimin e