TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protestuesit janë mbledhur sërish pranë Kryeministrisë, në ditën e 135-të të protestave kundër qeverisë.
Gjatë tubimit, aktivisti Edison Lika u bëri thirrje qytetarëve të marshojnë drejt hyrjeve dhe daljeve të godinës, duke pretenduar se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj.
“Është e disata natë që ne vijmë në protestë, si çdo natë, dhe ky kryeministër, për të na provokuar ne, vjen në zyrë”, u shpreh ai.
Lika u kërkoi protestuesve të lëvizin drejt daljeve të Kryeministrisë, duke deklaruar se godina është pronë e qytetarëve dhe jo e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, aktivisti foli edhe për përdorimin e vezëve gjatë protestave, duke u bërë thirrje pjesëmarrësve t’i përdorin ato ndaj kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë.
“Është e disata natë që ne vijmë në protestë, si çdo natë, dhe ky kryeministër, për të na provokuar ne, vjen në zyrë. Të marshojmë drejt çdo daljeje të Kryeministrisë, në hyrjet kryesore, paqësisht.
Kryeministria është e jona dhe jo e atij maskarai që e ka pushtuar! Ai është pushtuesi i kësaj Kryeministrie dhe i këtyre trojeve. Mos harroni, veza është e dekriminalizuar, nuk përbën vepër penale. Kur të shihni atë dhe qeverinë e tij, goditeni”, tha ai.