TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protesta në Tiranë kundër klasës politike ka shënuar sot ditën e 135-të të saj. Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kanë marshuar drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestues dhe aktivistë kanë mbajtur fjalime.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë tubimit të sotëm janë shoqëruar nga Policia dy aktivistë, Arben Kola dhe Dritan Goxhaj.
Rrethanat dhe arsyet e shoqërimit të tyre mbeten ende të paqarta, ndërsa protesta vijon.
Gjatë marshimit në rrugët e Tiranës, qytetarët kanë brohoritur slogane kundër qeverisë dhe klasës politike, mes tyre: “Shqipëri e re”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Poshtë narkoshteti”.