TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy ditë pas vrasjes së Hekuran Billës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Menjëherë pas vrasjes, efektivë të policisë kanë shkuar në banesën vëllait të Prel Markut për të pyetur për ngjarjen.
Aty gjetën familjarët ndërkohë që vëllai i Prel Markut nuk ishte.
Burime nga policia bëjnë me dije se ai është shpallur në kërkim për t’u marrë në pyetje lidhur me dyshimet se mund të jetë autor i vrasjes ose porositës.
Pjesëtarët e tjerë të familjes Marku janë shprehur që konfliktet e vjetra i kanë sheshuar.
Dyshimet e policisë kanë ardhur pasi ai nuk u gjet në banesë
Policia nuk ka prova të mjaftueshme në dorë, por e ka shpallur në kërkim Viktor Markun, pasi nuk e ka gjetur në banesë.
Hekuran Billa u qëllua me 11 plumba te Komuna e Parisit në Tiranë. Ai gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që autorët pas ngjarjes dogjën makinën në Pezë.