LIFESTYLE, 12 Shkurt 2020, 12:14

Arjola Shehu thumbon Tv Klan pas largimit nga emisioni i gatimit

Arjola Shehu thumbon Tv Klan pas largimit nga emisioni i gatimit


Prezantonte prej kohësh “Kush vjen për drekë” në emisionin Klan Tv, por në mënyrë të befasishme u shpërnda lajmi se moderatorja, Arjola Shehu nuk do të ishte më pjesë e këtij televizioni. E ngacmuar për arsyet e largimit të beftë, vetë Arjola ka zgjedhur të përgjigjet shkur: Ishte një zgjedhje personale.

Moderatorja madje premtoi projekte të reja, duke preferuar të mos e komentojë gjatë, largimin e saj nga televizioni Klan. Mirëpo, pas kaq kohësh, Arjola Shehu ka vendosur të hedhë ‘thumba’, sapo ka dalë në temë për largimet e befasishme nga televizioni.

Ndërsa të ftuar në studion e saj në emisionin e mëngjesit në Rtv Ora kishte Liesa Haxhiasllanin, është hapur tema e larfimit të saj nga Top Channel. Liesa ka treguar ekperiencën e saj në këtë televizion dhe faktin që e kanë lajmëruar që në muajin korrik se nuk do të jetë më pjesë e Top Medias.

Menjëherë Arjola Shehu ka ndërhyrë, duke treguar, mesa duket një eksperiencë personale në lidhje me largimet e papritura nga puna, duke tërhequr vëmendje të veçantë.

 “E ke provuar ndonjëherë të të thonë me 31 gusht, që nuk je më në punë, kur sezoni i ri fillonte në 4 shtator?!”- ka thënë me ironi Arjola, teksa nga historiku i saj në ekran, na shtyn të besojme që i referohej eksperiencës në Klan Tv.

Si do të jetë e vërteta e kësaj deklarate?! A është ky një sulm i hapur ndaj televizionit Klan, apo ka të bëjë me eskperiencat e saj të mëparshme, pasi moderatorja ka qenë dhe pjesë e IN TV? Me siguri Arjola Shehu do të sjellë një sqarim, sapo t’i jepet mundësia.