AKTUALITET, 8 September 2026, 10:30

Ambasadorja e re e BE nisi misionin në Tiranë, takim 1 orë me Ramën në Kryeministri

Pasi nisi misionin në Tiranë, ambasadorja e re e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Moreira de Sousa ka qëndruar rreth 1 orë në takim me shefin e qeverisë dhe më pas është larguar.

“Mirëseardhja në Tiranë e ambasadores së re të Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa”, ka shkruar kryeministri krahas fotos me diplomaten.

Vizita e saj në kryeministri vjen pak ditë pasi ajo mori detyrën e përfaqësueses së re të BE-së, duke zëvendësuar Silvio Gonzaton.