AKTUALITET, 8 September 2026, 09:32

Nga puna në turizëm te tragjedia, ja kush është 24-vjeçari Ylber Luli, që humbi jetën në Shkodër

Kjo është fotoja e Ylber Lulit, 24 vjeç, i riu që humbi jetën mëngjesin e sotëm pas një konflikti në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër.

Luli ishte i angazhuar në sektorin e turizmit në Shkodër dhe ushtronte profesionin e udhërrëfyesit turistik.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, rreth orës 05:30, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 25-vjeçari Andri Vulaj dyshohet se ka plagosur me armë zjarri Ylber Lulin dhe babain e tij, Qamil Lulin, 63 vjeç.

Në rrethana ende nën hetim, Qamil dhe Ylber Luli dyshohet se kanë plagosur me thikë 25-vjeçarin Vulaj. Ylber Luli u transportua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e Andri Vulajt, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.