AKTUALITET, 8 September 2026, 09:02

Ngjarja e rëndë në Shkodër/ I riu qëllon me armë zjarri babë e bir pas një sherri, vdes 24-vjeçari! Në pranga autori

Një sherr mes tre personave ka çuar deri në përdorimin e thikës dhe pistoletës në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”.

Andri Vulaj, 25-vjeç qëlloi me armë zjarri Ylber Luli 24-vjeç dhe Qamil Luli 63-vjeç (babë e bir), pas një sherri -motivet e të cilit janë ende të paqarta.

24-vjeçari ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra. Ndërkohë dyshohet se më parë babë e bir kanë plagosur me thikë 25 vjeçarin.

Pas ngjarjes policia arrestoi të riun, ndërsa sekuestroin pistoletën.

"Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje", njoftoi sot policia.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.